Zyrtare/ Valon Ahmedi firmos me kampionët e bjellorusisë

Tashmë është zyrtare. Valon Ahmedi bëhet lojtar i Shakhtar Soligorsk.

Mesfushori, i cili ka luajtur edhe me kombëtaren shqiptare, ka nënshkruar dhe do të nisë një eksperiencë të re në kampionatin bjellorus të futbollit.

Pas një viti te Shkëndija e Tetovës ai ka ndryshuar ambient dhe kuqezinjtë kanë përfituar 100 mijë euro nga transferimi i tij, pasi kishte edhe gjashtë muaj kontratë.

Në të shkuarën Ahmedi është aktivizuar në Itali, Slloveni, Izrael dhe Kroaci dhe tani është gati të kthehet në një lojtar të rëndësishëm për Soligorsk.