Rekord në Britani, 200 mijë persona të vaksinuar brenda ditës

Shumë shtete kanë filluar vaksinimin kundër COVID-19.

Përfshirë këtu, edhe në Britani qytetarët kanë filluar të vaksinohen.

Britania është duke i vaksinuar deri në 200 mijë persona në ditë dhe po pritet ta rrisë edhe më shumë numrin e të vaksinuarve brenda ditës, duke vaksinuar deri në 2 milionë në javë.

Ky nivel i vaksinimit duhet të rritet në mënyrë që të kryhet vaksinimi i atyre që janë më të rrezikuar deri në mesin e shkurtit, ka thënë ministri i Shëndetësisë i Britanisë, Matt Hancock.

“Momentalisht jemi duke i vaksinuar mbi 200 mijë persona çdo ditë”, ka thënë Hancock për “Sky News”.

“Ne kemi vaksinuar tash rreth një të tretën e personave mbi 80 vjet në këtë shtet, kështu që jemi duke bërë hapa të mëdha, por ende duhet zgjeruar. Këtë javë do të hapim qendra të vaksinimit masiv””, ka thënë ai.