VIDEOSKANDALI në Dubai/ Rama iu turret komentuesve: Do sjellin investime

Një video e publikuar në median sociale, ku shihen zyrtarë të lartë të Rilindjes teksa darkojnë në restorantin super të shtrenjtë të Nusretit në Dubai, teksa Shqipëria ndodhet nën ujë, ka shkaktuar zemërim në opinionin publik.

Komentuesit e shumtë, jo brigada dixhitale e paguar e Endri Fugës dhe atyre që po shqyenin mish në restorantin e shtrenjtë në Dubai, i kanë kërkuar llogari kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit iu është turrur atyre duke thënë se zyrtarët e shtetit ishin në restorantin luksoz për të sjellë investime të huaja në Shqipëri.

“Në Dubai pëlcasin karkalecat, ju mbetshin në fyt, ne le se nuk na japin gjë, po më mbyllin edhe atë lokal të vogël që mbaj familjen ku të mbytem, jemi në meshirë të fatit si ata fëmitë jetima, plus cfarë me vjen keq janë disa servila ketu per cdo gje thonë bravo, mua s’më plas a luli as mona, ne thjesht duam te jetojmë,” shkruan një komentues.

Rama iu përgjigj duke thënë se ata do të sjellin investime.

“Mos u mbyt ne portalet e atyre qe vetem hedhin helm, po informohu dhe do ta mesosh qe ne Dubai ka shkuar nje grup i madh me perfaqesues te qeverise, pushtetit vendor, mediave, me ftese nga pala pritese dhe s'kane shkuar per karkaleca po per te sjelle investime ne Shqiperi, nderkohe qe tere shpenzimet mbulohen prej mikpritesve, keshtu qe kjo qe thua s'ka asnje lidhje, ndersa lokalin e vogel nuk besoj te ta mbylle qeveria, se qeveria nuk mbyll lokale dhe ty nuk te ka lene jetim, sepse kush ka lokal te vogel i jane hequr taksat e qeverise dhe i jane bere ZERO!”