Schalke më në fund ia doli! Një ndeshje larg rekordit historik...

Schalke 04 kishte 1 vit pa fituar në Bundesliga. Fitorja e fundit e klubit nga Gelsenkirchen në kampionat datonte në 17 janar 2020  kundër Borussia Monchengladbach (2-0).

Kështu, pas një serie prej 30 ndeshjesh pa fitore, skuadra e Schalkes i dha fund historisë katastrofike. Minatorët mposhtën mbrëmjen e djeshme skuadrën e Hoffenheim me rezultatin e thellë 4-0, falë Hat-trick të talentit amerikan Mattheë Hoppe (42, 57 dhe 63) dhe golit të Amine Harit (80).

Me këtë triumf, Schalke (30 ndeshje pa fitore) shmangu rekordin historik prej 31 ndeshjesh pa fitore të vendosur Tasmania Berlin në sezonin 1965/66.