Sherri me sende të forta, një i plagosur, një në pranga, dy në kërkim

Një konflikt mes 6 personave ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në Tiranë. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur ditën e djeshme, 9 janar, në rrugën “Ndre Mjeda”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.L., 27 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit V.Gj dhe S.M.

Ndërkohë po punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim A.B dhe E.F.

Sips uniformave blu,  këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin S.Ll., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.