Probleme në repartin e mbrojtjes, Kukësi 'piketon' futbollistin e Kombëtares

Kukësi ka hasur vështirësi në repartin e mbrojtjes. Në 13 javë kampionat skuadra verilindore ka pësuar n18 gola. Një shifër e lartë për një ekip që pretendon të shpallet kampion i Superligës. Më keq se Kukësi kanë bërë Apolonia dhe Skënderbeu që mbajnë vendet e fundit në tabelë.

Për këtë arsye drejtuesit e Kukësit po kërkojnë një përforcim në mbrojtje. Sipas asaj që raporton “Infosport”, në tavolinën e klubit është përgatitur edhe një ofertë për mbrojtësin e Kombëtares, Herdi Prenga.

Ky i fundit është lojtar i lirë pasi është larguar nga kampionët e Letonisë, Riga. Por problemi i vetëm mbetet bindja e futbollistit. Mbrojtësi dëshiron që ta shprehi veten në nivelet më të larta në Europë, duke mos e parë aktualisht Shqipërinë si një mundësi.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia e pranimit të ofertës nëse planet nuk shkojnë siç duhet për Prengën, që mund të pranojë propozimin e verilindorëve.