VIDEO/ Nën pushtetin e ujit, situatë dramatike në fshatrat e Fushë Krujës

Vijon prej 72 oresh permbytja ne fshatrat Murqinë, Mallkuc dhe Bilaj.

Janë me qindra hektare toke bujqesore nen uje.

Situata me problematike paraqitet ne fshatin Murqine ku niveli i ujit vijon të jetë i lartë.

Janë mbi 20 banesa në këtë fshat të rrethuara nga uji, fatmirësisht nuk ka patur ngritje të nivelit te ujit pasi ditën e djeshme reshjet pushuan por gjatë natës kanë rifilluar sërish duke bllokuar largimin e ujit..

E njëjta situatë paraqitet dhe në fshatrat fushore të Ishmit si Ggjurice, Fushkapedane, Fushkertushaj etj ku siperfaqe prej dhejtra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë prej 72 orësh.

Eshtë terhequr uji në fshatin Derven ku ditën e djeshme ishin me dhjetra hektarë nën ujë dhe në disa biznese uji depertoi brenda duke shkaktuar dëme materiale.