Sadriu mëson të vërtetën dhe vdes në duart e Kaderit, të hënën në 'Lule të vetmuara'

Serkan shkon në shkollë me pamjen e re dhe miqtë e tij habiten pa e ditur të vërtetën.

Ata nisin të dyshojnë se Serkan ka diçka por Xhemre e mohon.

Ezhder kap mat Meralin duke i dhënë para personit që e ndihmoi për analizën e ADN-së.

Ezhder i tregon Maxhides dhe kjo e fundit kupton se edhe Zehra e ka mashtruar ditën kur ajo çoi flokët e Meralit për analizë.

Kader shkon për vizitë tek Sadriu dhe vazhdon t’i mbajë qëndrim Meralit.

Zehra thotë në sy të Sadriut se Merali nuk është mbesa e tij e vërtetë por është Kaderi.

Sadriu nuk e përballon dot këtë tronditje dhe ndërron jetë në duart e Kaderit.

Ezhder dyshon se Kader është mbesa e vërtetë e Sadriut.

Avokati njofton se Meral është trashëgimtarja e vetme e pasurisë së Sadriut./revistawho.com