Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e diel

“Përshëndetje nga SHMU!

Po ju njohim me kushtet e tre ditëve të ardhshme në vend. Do të mbizotërojë moti i paqëndrueshëm. Reshje shiu hera herës në formën e shtrëngatave me rrufe. Ndërprerje të reshjeve gjatë ditës së shtunë dhe riaktivizim i tyre në mbrëmje.

Dëbora do të jetë prezente në pjesën veriore dhe verilindore.

Rrymat e ngrohta jugore do të sjellim temperatura në vlera pozitive thuajse në të gjithë vendin.

Ju urojmë një fundjavë të mbarë!”.