VIDEO/ Momenti i veçantë kur djemtë e Messit festojnë golin e babait të tyre

Lionel Mesi ka tifozë në mbarë botën falë klasit të tij. Ylli argjentinas ka rigjetur veten në ndeshjet e fundit të Barcelonës, sidomos ditën e sotme kur shënoi dopjetë ndaj Granadas.

Golat e tij kanë gëzuar jo më pak dhe djemtë e tij.

Kur “Pleshti” shënoi golin e dytë personal me një goditje perfekte dënimi, dy djemtë e tij nuk janë përmbajtur duke festuar supergolin e babait të tyre.

Me dopjetën e sotme, Mesi është ngjitur në vendin e parë të golashënuesve të këtij sezoni në La Liga, ndërsa Barcelona e sheh veten në vendin e tretë në kampionat duke lënë pas një periudhë të errët rezultatesh negative.