‘Pushtimi i Kapitolit’/ Media nxjerr faktet: Punonjësit e sigurisë instruktuan protestuesit drejt ndërtesës…

Trazirat e 7 janarit në SHBA do mbahen mend gjatë në kujtesën e gjithë botës, pasi protestuesit pushtuan godinën e Kongresit në Uashington, pas një tubimi të thirrur nga Presidenti Trump.

Demokratët kanë ngritur shumë akuza në drejtim të Predentit Trump, si nxitës i dhunës që pushtoi Kapitolin, por fakte të reja kanë dalë në mediat amerikane, ku dallohen qartë se si punonjësit e sigurisë u kërkonin protestuesve të paqtë të hynin në ndërtesë dhe të organizonin dhunën.

Në një video të shpërndarë nga një television amerikan, një burrë pjesë e sigurisë së Kongresit, i bë thirrje protestuesve të kalojnë rrethimin dhe të shkojnë drejt ndërtesës.

Në një tjetër sekuencë filmike, duket një punonjës i sigurisë brenda godinës së Kongresit, i cili tërheq brenda dhomës protestuesit, duke i treguar rrugën se nga të iknin, por gjithashtu duke improvizuar para një fotografi i cili nuk dihet pse ndodhej aty, sikur punonjësin e sigurisë po e ndiqnin protestuesit.

Për më tepër ndiqni videon nga minuta e 4 e në vijim.