Ishin gati për trafikim/ Transportohen në Durrës 50 sirianët që u kapën në grykëderdhjen e Vjosës

50 emigrantë sirianë të kapur mbrëmjen e djeshme në grykëderdhjen e Vjosës gati për t’u trafikuar në Itali, janë nisur mbrëmjen e sotme drejt Durrësit ku do të strehohen deri në pritje të një vendimi të dytë për ta.

Emigrantët sirianë kanë qëndruar për rreth 20 orë në ambientet e komisariatit të Vlorës.

Personat që kanë qenë të shtruar në spitalin e Vlorës kanë dalë pas mjekimit që kanë marrë.

Ndërkohë që vijon puna për identifikimin e trafikantëve.

Klandestinët pritet të akomodohen në Durrës.

Ndërkohë që shoqërimi i tyre po bëhet me forca të shumta policie.