Maqedoni e Veriut/ 22 viktima dhe 556 raste të reja me Covid

Maqedonia e Veriut ka publikuar bilancin ditor nga pandemia e koronavirusit, ku ajo që bie në sy është numri ende shumë i lartë i viktimave.

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë njofton se 22 persona kanë humbur betejën me virusin, duke e rritur në 2614 viktima në total që nga nisja e pandemisë.

Gjithashtu nga 2953 testime të realizuara, 556 persona kanë rezultuar pozitivë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 86150.

Qytetet më të goditura nga pandemia vijojnë të jenë Shkupi, Kumanova, Tetova, Ohri.