Fushata e imunizimit anti-Covid/ Vaksinohen 500 mijë gjermanë për 2 javë

Që prej nisjes së fushatës së vaksinimit më 27 dhjetor, 500 mijë persona janë vaksinuar në Gjermani, sipas Ministrit të Shëndetësisë, Jens Spahn.

Deri tani, të parët që kanë marrë vaksinën janë të moshuarit dhe personeli shëndetësor.

Sipas udhëzimeve, personeli shëndetësor në vijën e partë të frontit janë prioritet.

Gjermania ka mesatare të ulët të të infektuarve krahasuar me shtetet evropiane, por që prej vjeshtës është përballur me rritje të madhe të rasteve të reja, njofton Reuters.

Të shtunën Gjermania ka regjistruar 24 mijë raste të reja, ku numri i përgjithshm i infeksioneve ka arritur në 1 milion e 800 mijë. Deri më tani në Gjermani kanë vdekur 39 mijë njerëz.