Rëndohet situata në Lezhë, lumi merr para urën në fshatin Kalivaç

Ditën e sotme, prurjet e shumta të lumit kanë shembur urën e fshatit Kalivaç, në Njësinë Administrative Ungrej të Lezhës.

Shembja e urës është kthyer në një problem serioz për banorët e zonës.

Tashmë ata kanë mbetur të izoluar, pas nuk kanë asnjë komunikim me zonën urbane për shkak të shembjes së urës.