Përmbytjet në Lezhë/ Ndahet në dysh rruga që lidh fshatin Kashnjet me qytetin

Situata emergjente e përmbytjet në vend kanë qenë mjaft shqetësuese për banorët, në veri dhe në jug të vendit.

Burimet për mediat njoftojnë se është shembur rruga që lidh fshatin Kashnjet me Lezhën.

Aksi rrugor, i gjendur në territor malor, e bën të pamundur lidhjen e një zone të madhe me qytetin.

Siç shihet edhe në pamje, rruga është ndarë në dysh, ndërsa autoritetet kane ndaluar qarkullimin. Ende nuk dihet si do bëhet zgjidhja për momentin, pasi zona e izoluar është një territor i madh./ BW/