Rush Limbaugh çaktivizon llogarinë në Twitter, pas vendimit mbi bllokimin e Trump

Ditën e sotme, llogaria në Twitter e drejtuesit të radios Rush Limbaugh është çaktivizuar.

Në një prononcim për USA TODAY, Twitter konfirmoi se llogaria nuk u pezullua, por "u çaktivizua nga pronari".

Limbaugh konsiderohet drejtuesi kryesor i bisedave konservatore në radio dhe ka qenë ‘on air’ për më shumë se tre dekada.

Ai ka qenë një mbështetës i palëkundur i Presidentit Donald Trump dhe llogaria e tij në Twitter, @RealRLimbaugh, kishte një ngjashmëri me stilin e @realDonaldTrump të Trump.

Të premten, Twitter ndaloi përgjithmonë Trumpin nga platforma e mediave sociale, duke përmendur rrezikun që ai mund të nxisë dhunë të mëtejshme. trump kishte 88.6 milion ndjekës./ news.yahoo/