Ish-ministri i Transporteve ndërron jetë nga Covid-19 në spitalin Infektiv

Një tjetër humbje është shënuar ditën e sotme nga Covid-19 në Shqipëri.

Ilir Mataj, ish ministër I Transporteve është ndarë nga jeta në spitalin Infektiv, pas një beteje të gjatë me Covid-19.

Mataj mësohet se pësoi arrest kardiak ditën e sotme duke mos mundur t’ia dalë dot në betejën me virusin që e kishte mbëthyer që nga 22 dhjetori.

Ai ishte babai i tre vajzave dhe njihej si një person intelektual dhe një prind i shkëlqyer.

Lajmin e ka shpërndarë për mediat miku i tij Mitro Çela.

Elegji për mikun tim: Ilir MATA

Sot u nda nga jeta Ilir Mata. La me dhimbje gruan, tre vajzat, vëllain.

Njeri i mirë. Modest. Ekonomist i zoti. Për disa kohë dhe ministër i Transportit.

Dua të të ngushëlloj familjen, miqtë, shokët...

Por nuk gjej fjalët e duhura!

Mund të mbyllim sytë e të lutemi që të kthehet!