800 raste të reja në Greqi/ Konfirmohen 32 viktima nga Covid-19 në 24 orë

Ditën e sotme, Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi ka konfirmuar 800 raste të reja me Covid-19.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i rasteve është 144293.

Gjithashtu sot janë konfirmuar 32 viktima nga COVID-19, duke e rritur në 5227 vdekje në total në gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.