Përmbyten 3 fshatra në Bubq, gazetari nga terreni: Situata kaotike! Emergjencat civile inekzistente

Ditën e sotme, gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja ka raportuar situatën kaotike nga terreni i përmbytur i tre fshatrave në njësinë administrative Bubq, rrethi Krujë.

Në postimin e tij në Facebook, Kalaja ka theksuar se janë përmbytur fshatrat Mallkuç, Bilaj dhe Murqinë, ku tokat bujqësore janë nën pushtetin e ujit dhe rruga kryesore e cila lidhë këto fshatra është përmbytur.

Sipas gazetarit Kalaja, Emergjencat Cilive janë inekzistente në këto zona, ku dhe pamjet nga terreni e tregojnë një gjë të tillë.

Postimi i plotë i Aulon Kalasë:

Përmbytje në fshatrat Mallkuç, Bilaj dhe Murqinë.

Raportim nga terreni. (9 janar 2021)