VIDEO/ Lojtarët zbresin nga autobusi dhe shtyjnë makinat që i ishin bllokuar nga dëbora

Moti i keq që ka përfshirë Spanjën ka bërë të papërballueshme kalimin e automjeteve gjatë reshjeve të dendura të dëborës.

Madridi është mbuluar nga dëbora dhe autobusi i ekip spanjoll Rayo Vallecano kishte ngecur gjatë udhëtimit që po bënin për të shkuar në transfertën e Mirandesit.

Rayo Vallecano, e cila militon në Segunda Division, do të luante ndeshjen e saj sot në orën 16:00.

Interesante ishte se edhe disa vetura kishin ngecur në mes të dëborës dhe lojtarët e skuadrës madrilene kanë ndihmuar qytetarët e tjerë spanjoll për t’i shtyrë dhe për të nisur makinat.

Edhe në La Liga është shtyrë sfida Atletico Madrid-Atletich Bilbao për të njëjtën arsye.