Pamje të forta/ Automjeti merr flakë në lëvizje

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të mesditës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Bulgarec.

Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga vendngjarje, automjeti ka marrë flakë në lëvizje.

Fatmirësisht drejtuesi ka mundur të dalë në kohë pa pësuar dëmtime.

Paraprakisht dyshohet se shkak për këtë incident është bërë një shkëndijë elektrike.