Kukësi në krizë, Laçi i shkakton humbjen e tretë radhazi

Laçi ka fituar me rezultatin 3-2 ndaj Kukësit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Kategorinë Superiore.

Kurbinasit e nisën mjaft mirë takimin, ku pas 12 minutave lojë gjetën rrugën e rrjetës me anë të Emiljano Mustës, i cili pas një pasimi perfekt të marrë nga Lushkja, ia del ta dërgojë topin në rrjetë.

Skuadra e Hallaçit dukej e pafuqishme për të reaguar, teksa Laçi gjeti edhe njëherë golin me Harmon në minutën e 46 para se të mbyllej pjesa e parë.

Pjesa e dytë nisi përsëri me gol për skuadrën e Duros që shënoi në minutën e 50 me Xhixhën. Vetëm në këtë moment u zgjuan te Kukësi, teksa arritën të gjejnë dy herë rrugën e rrjetës.

Fillimisht me Ibraimin në minutën e 64’ dhe me Eze në minutën e 92’ me penallti, por nuk mjaftuan për të marrë të paktën 3 pikë.

Me këtë triumf Laçi u ngjit në vendin e dytë të renditjes, me pikë të barabarta me Teutën (20 pikë), ndërsa Kukësi mban vendin e 6 me 17 pikë të grumbulluara.

Rezultatet e sfidave të orës 13:30