Përmbytje në Shkodër: nuk ka rënë asnjë centimetër ujë që nga mëngjesi

Nuk kanë rënë as një centimet, niveli i ujërave që ka përmbytur Shkodrën.

Në një informacion të ri të orës 14:00 nga bashkia e Shkodrës, shihet se niveli i ujërave qëndron në të njëjta nivele me atë të orës 9:00 të mëngjesit.

Bashkia tha situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri në Dajç në orën 14.00, shënon kuotën 6.26 m.(Kuota max 6.30 m)

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 14.00,shënon 8.38 m.(Kuota max 8.70 m)

Hidrometri i lumit Drin në orën 14.00,shënon kuotën 6.85 m. (Kuota max 7.50 m)

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1585 ha

Tokë e pakultivuar 490 ha

Foragjere të dyta, jonxhe 998 Ha

Grurë 55 Ha

Bimë dekorative 40 Ha

Pemtore 2 Ha

 

Ana e Malit

Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.

Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Tokë e pakultivuar 200 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 628 Ha

Grurë 20 Ha

Pemtore 2 Ha

 

Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 610 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar), nga të cilat :

Tokë e pakultivuar 245 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 290 Ha

Bimë dekorative 40 Ha

Grurë 35 Ha

UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.

Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .

 

Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 5 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.

Tokë e pakultivuar 5 Ha

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

 

Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri.

Tokë e pakultivuar 10 Ha

Foragjere të dyta, jonxhë 20 Ha

Në Nj.A.Velipojë, në dy shtëpi ka prezencë uji rreth 30cm. Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.

 

Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe

Tokë e pakultivuar 30 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 70 Ha

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

 

Rrethina

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.

Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.

Bashkia e Shkodrës përsëriti se ka  bërë lajmërimin e hershëm për banorët që rrezikohen nga permbytja që të marrin masa për sigurimin e gjësë së gjallë, prodhimeve bujqësore, mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme që mund të dëmtohen.