Përmbytje në Gjirokastër: lumenjtë rrëmbejnë me vete shtyllat e tensionit

Në Gjirokastër, reshjet e mëdha të shiut kanë tejngopur shtretërit e lumenjve dhe disa prej tyre kane dalë nga shtrati dhe kanë dëmtuar linjat e tensionit të mesëm në zonën e Kardhiqit dhe të Vanistrës. OSSH ka qenë në terren për riparimin e tyre dhe stabilizimin e furnizimit me energji elektrike.

Për të gjitha problematikat që abonentët mund të kenë në lidhje me furnizimin me energji elektrike, OSSH dha numrat e kontaktit në dispeçerinë rajonale.  

Nr. fiks 084250083 dhe 084250084

Nr. cel 0694149590 dhe 0694149579