Si shqiptare që është, në shtëpinë e Bebe Rexhës nuk mungon asnjëherë kjo erëz

Ndonëse në fillimet e saj e ka pasur të vështirë ta pranojë origjinën, Bebe Rexha tashmë ka arritur në një pikë sa jo vetëm e pranon se është shqiptare, por nuk ngurron as të tregojë traditat e zakonet e vendit tonë.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka realizuar një video të veçantë për “Esquire”, ku ka treguar pjesët e preferuara të shtëpisë, teksa ka zbuluar një nga erëzat më të veçanta që ka.

Bëhet fjalë për vegetën, e cila është pjesë e thuajse pjesë e çdo gatimi te shqiptarët dhe vet këngëtarja e theksoi këtë.

“Kjo këtu quhet vegeta. Nëse je shqiptar, ti duhet ta kesh këtë. Kjo është si diçka që duhet të jetë në të gjitha gatimet tuaja si shtesa më e preferuar. Kjo është si erëz, nëse gatuani ushqim shqiptar. Do të bëj ndonjë supë të shijshme me këtë dhe unë nuk e di pse jam duke e reklamuar”,- tha këngëtarja.

Ndër të tjera, përgjatë videos, 31-vjeçarja ka veçuar si një nga gjërat më me vlerë në shtëpinë certifikimin “Diamond” për hitin e saj “Meant to be”, si dhe çmimin e fituar në “MTV Video Music Aëards 2019”.