VIDEO/ Avioni me pasagjerë bie në det në Indonezi, gjenden mbetje

Një avion me pasagjerë i linjës ajrore Sriwijaya u zhduk nga radari pak pasi ishte ngritur nga aeroporti i Xhakartës në Indonezi.

Avioni po fluturonte drejt qytetit Pontianak.

Të dhënat tregojnë se avioni humbi mbi 3 mijë metra lartësi në më pak se një minutë.

Pamjet e medieve lokale tregojnë se avioni ka rënë në det. Peshkatarët kanë gjetur edhe mbetje të këtij avioni.

Në bord ishin 62 pasagjerë, përfshi shtatë fëmijë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.