Berisha: Qëndrim kriminal ndaj Shkodrës, urrejtje e sëmurë e Edvin Hajdutit!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dënuar me forcë sot, qëndrimin që po mban qeveria dhe në veçanti, Kryeministri Edi Rama ndaj përmbytjes që ka ndodhur në Shkodër, një bashki që drejtohet nga kryebashkiakja demokrate Voltana Ademi.

“Shkodra e përmbytur në mijëra hektarë! Situata, kritike. Edvin Hajduti ka dërguar si ndihmë deri mbrëmë një kamion ushtrie! Hidrometrat drejt pikave kritike,” nënvizon Berisha në Fb.

“Dënoj qëndrimin kriminal të narkoqeverisë ndaj banorëve të Shkodrës, që shpreh urrejtjen e sëmurë të Edvin Hajdutit ndaj tyre,” thekson ish-Kryeministri në vijim dhe fton ndjekësit e tij të njohin se si paraqitet atje situata, sipas burimeve zyrtare.

“Më poshte keni njoftimin e bashkisë së Shkodrës, e cila është lënë pa ndihma nga narkoqeveria. Lexoni më poshtë raportin e saj“.

Përmbytje në Shkodër: situatë kritike, Oboti i bllokuar, qindra ha nën ujë - raporti i fundit nga bashkia

Situata e përmbytjes në Shkodër vazhdon të jetë problematike mëngjesin e së shtunës. Deri në orën 8:00, Bashkia njoftoi se të dhënat tregojnë se niveli i ujit po shkon afër pikës kritike. Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme, datë 09.01.2021, ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si vijon:

Hidrometri në Dajç në orën 08.00, shënon kuotën 6.18 m. (Kuota max 6.30 m)

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon 8.36 m. (Kuota max 8.70 m)

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 6.90 m. (Kuota max 7.50 m)

Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 1585 ha

Tokë e pakultivuar 490 ha

Foragjere të dyta, jonxhe 998 ha

Grurë 55 ha

Bimë dekorative 40 ha

Pemëtore 2 ha

Nj.A. Ana Malit

Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 50cm

Ujësjellësi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

UKSH ka furnizuar me ujë të pijshëm banorë të fshatit Oblikë.

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë.

Tokë e pakultivuar 200 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 628 Ha

Grurë 20 Ha

Pemtore 2 Ha

Nj.A Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 610 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç, Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Pentar), nga të cilat

Tokë e pakultivuar 245 ha

Foragjere të dyta, jonxhe 290 ha

Bimë dekorative 40 ha

Grurë 35 ha

Në Nj.A. Dajç është rikthyer energjia elektrike.

UKSH ka furnizuar me ujë të pijshëm banorë të fshatit Oblikë.

Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .

Nj. A. Guri Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 5 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.

Tokë e pakultivuar 5 Ha

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A. Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 ha, kryesisht në fshatrat Ças, Reç (këneta Reçit), Baks i Ri.

Tokë e pakultivuar 10 ha

Foragjere të dyta, jonxhë 20 ha

.Në Nj.A.Velipojë, në dy shtëpi ka prezencë uji rreth 30cm. Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.

Nj.A. Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes) e Bërdicë e Madhe

Tokë e pakultivuar 30 ha

Foragjere të dyta, jonxhe 70 ha

Vazhdon gërrryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A .Rrethina

Vazhdon gërrryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.

Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç