Zyrtare/ Laçi bën 'goditjen' e parë në merkato

Skuadra e Laçit ka bërë goditjen e parë në merkaton e janarit, pasi ka afruar mesfushorin me origjinë shqiptare, Ilaz Zulfiu. Ky i fundit është prezantuar zyrtarisht sot në klubin kurbinas dhe është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Shpëtim Duro.

Zulfiu nuk ka mbushur ende 23 vjeç dhe luan si mesfushor qendre, por në të shkuarën ka bërë mirë edhe në krah, ndaj do të jetë një lojtar polivalent, shumë i rëndësishëm për trajnerin Shpëtim Duro.

Mesfushori e ka nisur karrierën te Radnik Surdulica, me të cilët bëri edhe debutimin në futbollin profesionist, ndërsa më pas ka veshur fanellat e skuadrave si Pukovac, Ozren, Flamurtari e Malisheva.