VIDEO/ Hoxhaj ndëshkohet me karton të kuq, momente tensioni në fushë

Po luhet në këto momente ndeshja mes Vllaznisë dhe Teutës, e vlefshme për javën e 13-të në Kategorinë Superiore.

Në minutën e 65’ autori i golit për ekipin shkodran, Ardit Hoxhaj u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri, Kreshnik Cjapi, për një ndërhyrje të ashpër ndaj Denis Pjeshkës. Më pas pati një moment tensioni, në fushë, me Adilin që kapet me futbollistin shkodran të Teutës, të dy futbollistët ndëshkohet me karton të verdhë.