Rriten shifrat në Greqi/ Shënohen 49 viktima dhe 721 raste pozitivë me Covid

Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore në Greqi bëjnë me dije se 49 pacientë nuk  e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë raportoi se rezultuan pozitivë 721 persona.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 143, 494 të prekur.

Ndërkohë autoritetet i bëjnë apel qytetarëve të respektojnë protokollin  e sigurisë për të parandaluar përhapjen e virusit.