Zbulohet objektivi kryesor në merkaton e Realit

Real Madrid dëshiron të bëjë “Shopping” tek skuadra e Tottenhamit.

Agjencia e lajmeve, “OKDiario”, raporton se madrilenët kanë si objektiv kryesor transferimin e Heung-min Son.

Sulmuesi aziatik ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve pasi po shkëlqen me fanellën e Tottenhanit duke shënuar gola në vazhdimësi. Perez do të tentojë ofertën gjatë merkatos së janarit nëse nuk ia del atëherë tentativa e dytë do të jetë gjatë verës.