", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Pochettino dëshiron të transferojë Agueron, PSG gati për sulmin e frikshëm!

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka përfunduar në listën e dëshirave të trajnerit të Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino.

Pochettino është zyrtarizuar para disa ditësh në krye të klubit nga “Parc des Princes” duke ardhur si pasues i të shkarkuarit Thomas Tuchel.

Sipas agjentit të njohur të futbollit, Bruno Satin, prioriteti i transferimit të Pochettinos në PSG është të nënshkruajë me Agueron. Satin ka thënë për “Canal+” se trajneri i ri në Paris po i jep përparësi një lëvizje për sulmuesin e Cityt për të kompletuar një vijë sulmi tashmë të mbushur me yje.

Me Neymar dhe Kylian Mbappe nga krahët e sulmit dhe Agueron në qendër, PSG-ja do të formonte një treshe të frikshme në repartin ofensiv.