Gjendet e djegur në Pukë, makina e marrë me qira nga një turist

Policia ka gjetur një makinë të djegur tip “Skoda Fabia” në aksin rrugor Gjegjan – Reps në Pukë.

Makina është gjetur në vendin e quajtur Kodra e Bardhë dhe ka rezultuar se ishte marrë me qira në aeroportin e Rinasit.

Sipas burimeve të para, një turist i huaj e ka marrë me qira në aeroport por nuk jepen të dhëna të tjera identifikuese.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbuluar çfarë ka ndodhur me personin që e mori me qira dhe cila qe arsyeja e djegies së mjetit.