Nxiti protestuesit të hynin në Kapitol? Prokurorët nisin hetimet, nuk përjashtohet as Presidenti Trump

Ditën e sotme, Prokurori i Përkohshëm i SHBA-së Michael Sherwin deklaroi se po shikojnë të gjithë aktorët e përfshirë në trazirat në Kongres të mërkurën, duke përfshirë rolin që Presidenti Trump luajti në nxitjen e turmës.

I pyetur nga gazetarët nëse hetuesit po shikonin rolin që luajti Trump në tubim, Sherwin tha, “Ne po shohim të gjithë aktorët këtu dhe këdo që ka pasur një rol dhe nëse ka prova ata do të akuzohen” tha ai.

Donald Trump akuzohet nga Demokratët se nxiti turmën duke e shtyrë drejt Kongresit dhe për këtë arsye kërkojnë largimin ose shkarkimin e tij nga detyra edhe pse i kanë mbetur vetëm 13 ditë nga mandati.