Evi Kokalari: Sulmi u organizua nga ANTIFA, Pence humbi republikanët me atë që bëri dje

Në lidhje direkte me ‘Çim Peka Live’ aktivistja shquptare pro Trump, Evi Kokalari

‘Më bëri përshtypje shumë ajo çfarë tha zoti Agim Nesho në studio.

Perceptimi i personave që mbështesin Trumpin si njerëz me edukim të ulët, nuk e di se çfarë edukimi ka gazetari në fjalë.

Në fakt ai ofendoi mbështetësit e Trump.

Ai tha që Trump mblodhi vetëm militantët e tij

Mbështetësit e Trump ishin aty dhe ishin shumë paqësorë

Mbështetësit e Trump po ndalonin ata që po thyenin xhamat në ndërtesën e Kongresit.

Shumë kanë thënë që ne e dinim që përpara që në këtë protestë  që do kishte njerëz nga ANTIFA, dhe do hiqeshin si mbështetës të Trump dhe do acaronin grupin.

Shumë njerëz arrritën në DC në 5 janar dhe në shumë vende kishte bombula gazi që përdorim për barbeque dhe shumë tulla.

Këto janë metodat e ANTIFA-s që kanë bërë edhe 4 muaj përpara.

Mua me vjen keq për analizat që mund të bëhen me nivel të këtij lloji, sepse janë shumë naive dhe flasin me përbuzje për mbështetësit e Trump, që nuk janë militant.

Unë kam akoma shumë besim se zgjedhjet janë vjedhur.

Problemi është si do e marrim situatën në kontroll.

Amerikanët kanë humbur besimin te votimi. Të gjitha faktet i kemi dhe gjykata nuk i kanë marrë parasysh.

Linja e Trumpit është shumë e mirëfilltë në parimet e Partisë Republikane, sesa janë republikanët tani.

Të hetohet për çfarë? Taksat e tij personale?

Është budallëku më i madh.

Ata mund ta kapin tani që thuhet se nxiti turmën. Madje ai nxorri një video që i tha shkoni në shtëpi sepse policia është me ne.

Ndërkohë që tëiter ia hoqi videon.

Problemi është që Mike Pence ka humbur bazën e Trump.

Demokratët nuk ia japin votën.’