Abilekaj: Njerëzit që sulmuan Capitol Hill, nuk duan kthimin e estabilishmentit të vjetër

Në studion e ‘Çim Peka Live’, gazetari Enton Abilekaj, duke komentuar zhvillimet e djeshme në Kongresin Amerikan, ku manifestues pro Trump mësynë godinën, tha ndër të tjera se ky veprim në vetvete pavarësisht humbjeve në njerëz duhet parë si shërbim ndaj demokracisë.

‘Shiko në fakt nuk mendoja se një gjë e tillë do të ndodhte në Amerikë.

Por unë kam një këndvështrim ndryshe.                      

Besoj që ky akt i bëri në një farë mënyrë mirë demokracisë në SHBA,

Ardhja e Trumpit si President ishte një konkluzion  i rëndëshsiëm për të gjitha palët, pasi ai erdhi si dështim i atij sistemi.

Njerëz të lodhur nga estabilishmenti, votuan një figurë antiestabilishment.

Këta njeërz tani nuk duan që të kthehet estabilishmenti.

Suilmet ndaj Capitol Hill ishin shumë të rënda.

Ka ndodhur edhe në Shqipëri, ka pasur edhe viktima.

Por shërbimi ndaj demokracisë ka qenë shumë i madh.

Askush nuk mund të jetë i suksesshëm, duke përjashtuar një pjesë të qytetarëve.’