4 vite pas publikimit, Bebe Rexha dhe Martin Garrix arrijnë sukses në Spotify

Në 2016, Bebe Rexha dhe Martin Garrix sollën “In the name of love”, një këngë që pati shumë sukses dhe u bë refren atë vit.

Mirëpo, duket se kjo këngë dëgjohet shumë edhe 4 vite pas publikimit dhe së fundmi ka arritur 1 miliardë dëgjime në Spotify.

Garrix është artisti i parë holandez që e ka arritur këtë sukses me një këngë. Ky moment magjik shënon edhe këngën e parë të artistes Rexha në miliarda dëgjime. Lista e këngëve me mbi një miliard dëgjime në Spotify nuk është shumë e gjatë. Për momentin përfshin pak më shumë se 100 këngë ku “In the name of love” do të shtohet pas ditës së sotme.

Lista e këngëve me mbi një miliard dëgjime në Spotify nuk është shumë e gjatë. Për momentin përfshin pak më shumë se 100 këngë, ku mund të përmendim: Dua Lipa, Ed Sheeran, Drake, Billie Eilish, Justin Bieber, Ariana Grande.