VIDEO/ Gruaja që u vra nga policia në Kapitol ishte me precedentë

Protestuesja që u qëllua për vdekje nga policia në brendësi të Kapitolit në Uashington, kishte një seri precedentësh, raporton Daily Mail.

Ajo ishte ndjekur penalisht për sjellje të rrezikshme, shkatërrim të qëllimshëm të pronës dhe ndërhyrje në makinë. Të dhënat e gjykatës tregojnë se Ashli Babbitt ishte subjekt i dy urdhër-ndalimeve.

35-vjeçarja vdiq nga një plagë me armë në gjoks. Katër persona humbën jetë gjatë protestave të së mërkurës. Një dëshmitar tha se ajo u qëllua nga policia kur tentoi të hynte përmes një dritare të thyer në dhomën kongresionale.

Edhe pse ishte një veterane e forcave ajrore prej 14 vitesh, ajo kishte një histori rekordesh kriminale. Një kolegu i saj ushtar tha se ajo ishte si një ‘pushkë e mbushur’.

Përpara se të nisej me avion për në tubimin e Uashingtonit, ajo kishte postuar një foto me maskën ‘Trump 2020’.

“Shumë mbështetës të Trump në avionin tim. Do kujdesem për 6-shen time,” shkruante ajo duke përdorur një referencë ushtarake.