FOTO/ Kush është 25 vjeçarja që u përplas për vdekje brenda Portit të Durrësit

Arkineda Haskasa, 25 vjeç, humbi jetën ditën e sotme në brendësi të Portit të Durrësit, pasi u përplas për vdekje nga një trajler, në rrethana ende të pasqaruara. Joq ka siguruar foton e vajzës e cila punonte si security në port.

Punonjësja e sigurisë nuk mundi ti shpëtojë dot plagëve, pasi u tërhoq zvarrë nga automjeti tip trajler për 25 metra.

Ndërkohë që policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit për ta marrë në pyetje lidhur mbi ngjarjen.