Maqedoni e Veriut/ 10 viktima dhe 166 raste me Covid-19

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raportoi se 10 pacientë humbën betejën me Covid-19.

Autoritetet shëndetësore njoftuan se janë realizuar 1,049 testime, prej të cilëve rezultuan pozitiv 166 persona.

Ndërkohë ISHP regjistroi 416 pacientë të shëruar, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 85,494 të prekur me karonavirus.