1,162 vdekje dhe 52,618 raste me Covid në Britani/ Johnson: 200 mijë doza në ditë për 1 javë

Ditën e sotme, Boris Johnson njoftoi se po mobilozon ushtrinë, për të forcuar procesin e vaksinimit nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar dhe pretendoi se NHS do të jetë në gjendje të injektoi 200,000 doza çdo ditë deri të premten e ardhshme, si pjesë e planeve ambicioze në përfundim të bllokimit.

Britania regjistroi sot 1,162 vdekje nga Covid, në ditën e dytë më të keqe të pandemisë, por rastet ranë krahasuar me një ditë më parë, pasi autoritetet shëndetësorë njoftuan 52,618 infeksione të reja.

Ndërsa Mbretëria e Bashkuar shkon në bllokimin e saj më të vështirë dhe më të gjatë në gati një vit, ku shpërndarja e vaksinave Covid është drita e vetme në fund të tunelit, Kryeministri siguroi sot publikun se ka doza të mjaftueshme në dispozicion për të marrë të gjitha përparësitë kryesore. Grupet e imunizuara do jenë nga mesi i shkurtit.

Sir Simon Stevens, shefi i NHS Angli, tha se vendi kishte bërë një 'fillim të fortë', por të dy, ai dhe Kryeministri pranuan se do të ketë 'vështirësi' dhe 'gunga përgjatë rrugës' ndërsa përpiqen të imunizojnë miliona njerëz në javë.

Britania e Madhe po synon të vaksinojë 14 milion njerëz deri në mes të shkurtit, duke realizuar mesatarisht 2 milion në javë./ Dailymail/