Zyrtare/ Nuk ndalet Drenica, firmos me dy ish-lojtarë të Superligës shqiptare

Skuadra e Dritës nuk ndalet në merkato. Pas transferimit të futbollistit të Vllaznisë, Behar Ramadani ka firmosur edhe me dy ish-lojtar të Superligës shqiptare. Behet fjalë për ish-futbollistin e Luftëtarit dhe Laçit Donaldo Rapo si dhe atë të Kamzës e Laçit, Eglantin Gjoni.

I pari ishte pa ekip pas përfundimit të kontratës me skuadrën kurbinase, ndërsa i dyti aktivizohej me skuadrën e Llapit në Superligën kosovare. Për, Rapon nuk dihet ende se çfarë kontrate ka nënshkruar, ndërsa përsa i përket Gjonit, ai ka firmosur një kontratë 6 mujore me klubin e Drenicës.