Merr flakë një rrobaqepësi pranë ambasadës amerikane

Zjarr në një rrobaqepësi te rruga e Elbasanit në Tiranë.

Mësohet se fatmirësisht dëmet janë vetëm materiale.

“Më datë 07.01.2021, rreth orës 11:00, në rrugën “Budi”, ka rënë zjarr në rrobaqepsinë e shtetasit E. Sh., 37 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale”, njofton Policia.

Zjarrëfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punohet për shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.