Rrjeti shpërthen në akuza se Kanye West e ka tradhëtuar Kim, me grimierin e famshëm

Prej ditësh, lajmi se Kim Kardashian dhe Kanye West janë drejt divorcit është shndërruar në kryefjalën e mediave rozë.

Por, menjëherë pas këtij lajmi, nisën thashethemet e para se reperi është ai që po planifikon të divorcohet nga ylli i “Keeping Up With The Kardashians” pasi e tradhëtoi Kim-in, me grimerin e njohur amerikan.

Si një 'përgjigje e heshtur' në lidhje me këtë, Jeffre ndau një fotografi teksa pozoi me flokë shumë ngjyrëshe dhe shkroi:  “Unë jam gati për Shërbimin e së Dielës” -referuar mbledhjeve të krishtera të Kanye, të dielave.

Thashethemet e para u shpërndanë nga një përdoruese e TikTok-ut e cila deklaroi se nuk ishte e befasuar për ndarjen e tyre, pasi Kanye për muaj me radhë, kishte qenë në lidhje me grimierin e famshëm.

Pas kësaj deklarate, dyshimi u bë viral, dhe gjithë rrjeti po flet për një lidhje të mundshme mes Kanye West dhe grimierit Jeffree Star.