Osmani: Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mbahen më 14 shkurt

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe ka vendosur që zgjedhjet parlamentare të parakohshme të mbahen më 14 shkurt 2021.

Osmani e publikoi vendimin edhe në rrjetet sociale ku thuhej:

"Duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kam marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin 2021 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme.

Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Uroj që nëpërmjet këtij procesi zgjedhor, qytetarët e Kosovës të kontribuojnë për avansimin e mëtejmë të demokracisë në vendin tonë."

Presidentja Osmani firmosi edhe Dekretin për shpërndarjen e Legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.