‘Save America March’/ Trump: Nuk do dorëzohem! Ja çfarë duhet të bëjë Pence që un të jem President

Këtë të mërkurë, Presidenti Trump tha se ai "nuk do të dorëzohet kurrë" dhe "kurrë nuk do të pranojë" zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Trump u zotua të "ndalojë vjedhjen" duke i treguar rrugën Zëvendës Presidentit Pence, për të "bërë gjënë e duhur" dhe për të vonuar çertifikimin e rezultateve të zgjedhjeve.

Presidenti foli në tubimin "Save America March" në Uashington, D.C., përpara një seance të përbashkët të Kongresit për të vërtetuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

"Ne nuk duam të shohim fitoren tonë në zgjedhje e vjedhura nga Demokratët e majtë radikalë të mbështetur nga mediat e lajmeve të rreme, kjo është ajo që ata po bëjnë”, tha Trump.

"Ne kurrë nuk do të dorëzohemi dhe kurrë nuk do të pranojmë, ne do të ndalojmë vjedhjen", u shpreh Trump.  

Mike Pence është vendosur të kryesojë seancën e përbashkët të mërkurën.

"Ne duhet të mbrojmë vendin tonë dhe të mbështesim Kushtetutën tonë," tha Trump. "Shtetet duan të rishikojnë rezultatet. Shtetet u mashtruan, atyre iu dha informacion i rremë”.

Gjithashtu Trump shtoi se: Gjithçka që Pence duhet të bëjë është ta dërgojë përsëri cështjen e votimit në shtetet e lëkundura... dhe ne bëhemi president dhe ju jeni njerëzit më të lumtur."/ FoxNews/