Në alarm nga virusi mutant/ Rekord viktimash dhe infeksionesh në Britani

Në 24 orët e fundit, Britania e Madhe ka regjistruar më shumë se 1,000 vdekje të lidhura me Covid-19.

Në ditën e parë të karantinës së vendosur së fundmi në Britaninë e Madhe, të njoftuar të hënën nga Kryeministri Boris Johnson, vendi ka shënuar një rekord vdekjesh.

Shkak për mbylljen e radhës është bërë konfirmimi varianti i ri i koronavirusit, i cili rezulton që të jetë edhe më infektues se “versioni origjinal”.

Sipas shifrave të njoftuara nga qeveria, brenda ditës u regjistruan 1,041 viktima, shifra më e lartë që nga prilli dhe 62,322 raste pozitive me Covid-19.