'Nuk kemi pasur kontakte me Fiore-n për Caicedo-n, flet Tare: Përplasje me Lotito-n? Këto janë thashetheme

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare dha një intervistë për “DAZN”, pas përfundimit të ndeshjes ndaj Fiorentinës, të cilën bardhekaltërit e fituan me rezultatin 2-1.

Përveç sfidës, Tare u pyet nga gazetarët për lajmet e fundit që qarkullojnë në merkato, si dhe për përplasjen me presidentin Lotito.

Caicedo te Fiorentina? Kjo pyetje më bëhet prej gati 1 muaji. Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Fiorentinën dhe kurrë nuk kemi pasur ndonjë problem, por kurrë nuk kemi pasur kontakte me ta për Caicedo-n.

A kishit një përplasje me Lotito-n?

"Unë nuk e di nga vijnë këto thashetheme. Nuk ka pasur kurrë diçka me Lotito-n. Unë jam në Romë prej 13 vitesh dhe e di se si funksionon, por nuk e di nga vijnë këto thashetheme.

A do ketë blerje në janar?

" Nesër kthehet Lulic , me të dhe Fares do mbulohemi në atë pozicion. Fatkeqësisht, ne gjithashtu e humbëm këtë të fundit, fillimisht për shkak të një dëmtimi dhe më pas prej Covid. Me këtë përgjigje, Tare la të kutohej se nuk do të ketë afrime në medrkaton e janarit.