‘Bashkia i rindërton shtëpi familjes me vila’/ Zhupaj publikon provat: Po tani, kush do mbaj përgjegjësi?

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka publikuar dokumentat që vërtetojnë një sërë pronash të Luli Agës, që Bashkia po i rindërton shtepinë, si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Në postimin e saj në Facebook, Zhupa ka theksuar se këto prona janë të Lulzim Agës, pikërisht atij që shfaq në facebook Veliaj si i pastrehë, por po i rindërtohet shtëpi ajo që përdorte për kasolle lopësh.

Postimi i plotë i Ina Zhupës:

Në pritje të publikimit nga Bashkia Tiranë të pronave të tjera të Luli Agës që Bashkia po i rindërton shtepinë, po i publikojmë ne.

Bashkia Tiranë tentoi të fshihej pas pronësive të Lulzim Ali Agës dhe Lulzim (Luli) Shaban Agës. Duke u munduar si “budallai” të fshihej pas gishtit (truallit) sepse vila e Luli Shaban Agës është ndërtuar pa leje fillimisht si shumica e pronave në Tiranë dhe është në proçes legalizimi ku sot ai banon dhe është pa dëmtime.

Për qytetarët e ndershëm të këtij vendi po publikojmë dokumentat e pronësive të Luli Shaban Agës.

Bashkia Tiranë mendoi se investigimi jonë nuk ishte aq i thellë sa të zbulonim edhe identitetin pronesore, me emrat e bera lemsh dhe ndërtimet e Lulzim Agës, pikërisht atij që shfaq në facebook Veliaj dhe që po i rindërtohet shtëpi ajo që përdorte për kasolle lopësh.

Konkretisht ai zotëron me dokumenta:

1. Truall 300m2 / objekt banimi 140 m2 në Fortuzaj , Tiranë

2. Dokument nga ALUIZNI që vërteton se prona objekt banimi 3 kate është në proces legalizimi .

3. Tokë arë 2000m2 në Fortuzaj , Tiranë

4. Tokë arë 3000m2 në Fortuzaj , Tiranë

5. Tokë arë 3000m2 (pasuri 2 )  në Fortuzaj , Tiranë

Po tani që skeni më alibi, kush do mbaj përgjegjësi? Kush do hiqet nga puna? Kush do shkoj për ndjekje penale? Dhe kush do shkruaj nga kalemzinjtë e Bashkisë falje për njerezit që jetojnë në çadra, apo me qera që i rindertohet shtëpia një familje me vila, e me prona në kundërshtim me ligjin dhe moralin?